KUSHTE TË PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT

1PËRMBAJTJA E ARANZHMANIT
Organizatori i udhëtimit garanton realizimin e aranzhmanit sipas përshkrimit në program. Përmbajtja e aranzhmanit do të realizohet plotësisht dhe në mënyrën e përshkruar, përveç në rast të ndikimit të “fuqisë madhore”, e cila nuk ka mundur të parashikohet (luftë, aksione terroriste, grevë, fatkeqësi natyrore, probleme të komunikacionit dhe teknike në transport, dhe ngjashëm)..

2PARAQITJE – KONTRATË DHE PAGESË
Paraqitje – kontratë për udhëtim bëhet deri në plotësim të vendeve, me pagesë së paradhënies së çmimit të përcaktuar për çdo program individual. Deklarata mund të kryhen në agjencitë e ATLANTIS dhe në gjitha agjencitë tjera të autorizuara për shitje të programeve të tij. Gjatë paraqitjes, blerësi paguan avans prej 30% nga vlera e aranzhmanit, ndërsa pjesën tjeter pas vërtetimit të rezervimit nga shërbimi për rezervime, edhe atë më së voni deri 15 ditë para realizimit të aranzhmanit. Nëse udhëtari deri në atë afat nuk kryen pagesë së aranzhmanit, organizatori konsideron se udhëtari e anulon aranzhmanin dhe do ti paguaj shpenzimet për anulim të aranzhmanit në pajtim me kushtet nga Neni 6 “Anulim i udhëtimit” nga ana e udhëtarit. Gjatë paraqitjes, udhëtari firmos paraqitje – kontratë me deklaratë – Deklaroj se jam i njoftuar me programin dhe me Kushtet e përgjithshme të udhëtimit, dhe në tërësi i pranoi!, me çka Kushtet e përgjithshme të udhëtimit bëhen obligim juridik për organizatorin dhe udhëtarin.

3ÇMIMI I ARANZHMANIT
Çmimet për gjitha udhëtimet janë paraqitur në Euro. Çdo kërkesë për shërbime shtesë nënkupton pagesë shtesë. Organizatori e mban të drejtën e ndryshimit të çmimit të aranzhmanit në rast të ndryshimit të çmimeve të shërbimeve hotelierike, transportuese, etj. Për rritje të çmimit deri në 10% nuk nevojitet pëlqim i blerësit (llogaritet në pjesën e ngelur të pagesës). Gjatë rritjes më të madhe se 10%, blerësi ka të drejtë ta abrogon kontratën, pa pasur obligim të kompensimit të dëmit që buron nga abrogimi. Nëse në afatin e përcaktuar, udhëtari me shkrim nuk e njofton organizatorin e udhëtimit se e anulon kontratën, llogaritet se e pranon çmimin e ri. Publikimet shtesë së zvogëlimit të çmimeve të udhëtimit (për shembull, lirime të tipit “last minute”) nuk u dedikohen kontratave tashmë të arritura dhe nuk mund të jenë bazë për çfarëdo lloj ankese ose reklamimi të udhëtarit ndaj organizatorit të udhëtimit.

4KATEGORIZIM DHE PËRSHKRIM I SHËRBIMEVE
Hotelet dhe apartamentet e ofruara janë përshkruar sipas kategorizimit zyrtar gjatë lëshimit të katalogut. Cilësinë e shërbimeve e standardizojnë autoritetet lokale turistike. Standardet e akomodimit dhe shërbimeve janë të ndryshme sipas destinacionit dhe nuk krahasohen. Organizatori nuk ndërmerr përgjegjësi për çfarëdo informate tjetër gojore ose me shkrim që nuk është në pajtim me përshkrimin e shërbimeve në programin e ofruar. Nëse udhëtari nuk ka kontraktuar me shkrim shërbime të caktuara, me karakteristika dhe cilësi shtesë, nuk ka bazë për dorëzim të ankesës ndaj organizatorit të udhëtimit.

5E DREJTA E ORGANIZATORIT PËR NDRYSHIME NË PROGRAM DHE ANULIM TË ARANZHMANIT
Organizatori ka të drejtë ta ndryshoj programin (në kohëzgjatje ose përmbajtje) në rast të fuqisë madhore ose rrethanave të jashtëzakonshme të cilat nuk ka mundur ti parashikoj, shmang ose mënjanoj. Pjesëmarrësi i udhëtimit ka të drejtë të refundimit të shumës për shërbimet e parealizuara. Në raste të rralla kur nuk ka mundësi për akomodim në objektin e rezervuar, për shkak të arsyeve teknike ose “over booking” nga ana e hotelierit, organizatori do ta vendos udhëtarin sipas mundësive në momentin e dhënë, në objekt të kategorisë së njëjtë ose të kategorisë më të lartë, pa kompensim. Organizatori e mban të drejtën e anulimit të aranzhmanit në rast të numrit të pamjaftueshëm të udhëtarëve të paraqitur nga minimumi i parashikuar për aranzhman të caktuar. Organizatori është i obliguar ti informoj gjithë blerësit për anulimin më së paku 5 ditë para fillimit të realizimit të aranzhmanit dhe t’ua kthej tërësisht mjetet e paguara më së voni në afat prej 8 ditëve nga dita e anulimit.

6E DREJTA E UDHËTARIT PËR ANULIM TË UDHËTIMIT
Udhëtari mundet në çdo moment ta anulon udhëtimin dhe këtë duhet ta bëj në formë të shkruar. Data e anulimit me shkrim paraqet bazë për llogari dhe pagesë së shpenzimeve anuluese (në aspekt të çmimit themelor të aranzhmanit), sipas shkallës vijuese:
- për anulim deri 30 para udhëtimit paguhet 5%
- për anulim nga 29 deri 22 ditë para udhëtimit paguhet 10%
- për anulim nga 21 deri 15 ditë para udhëtimit paguhet 20%
- për anulim nga 14 deri 08 ditë para udhëtimit paguhet 50%
- për anulim nga 07 deri 01 ditë para udhëtimit paguhet 90%
- nëse udhëtari nuk paraqitet ose e anulon aranzhmanin në ditën e realizimit të tij, duhet ta paguaj shumën totale të aranzhmanit, gjegjësisht 100%.

Nëse udhëtari e ndryshon terminin e nisjes së aranzhmanit të njëjtë më së paku 15 ditë para ditës së nisjes paraprakisht të vërtetuar, nëse është e mundur organizatori do kryen ndryshim të rezervimit dhe do të bëj pagesë vetëm të shpenzimeve manipulative prej 10 Euro, pas paraqitjes – kontratës. Nëse udhëtari e anulon aranzhmanin para fillimit të udhëtimit, për shkaqe të cilat nuk ka mundur ti parashikoj, shmang ose mënjanoi (sëmundje, lëndim ose vdekje në familjen më të ngushtë, fatkeqësi natyrore, e ngjashëm), e në bazë të vërtetimit të vlefshëm nga organet kompetente, në këtë rast nuk i paguan shpenzimet anuluese sipas shkallës së paraqitur, por vetëm shpenzimet reale që burojnë nga anulimi i aranzhmanit, për të cilat organizatori është i obliguar ti paguaj pa të drejtë për refundim. Nëse udhëtari dëshiron të sigurohet në mënyrë plotësuese nga arsyet e lartpërmendura – të paparashikuara për anulim të aranzhmanit, të paraqitura në periudhën para firmosjes së kontratës për udhëtim deri në fillim të udhëtimit, rekomandojmë të sigurohet nga “rreziku i anulimit të udhëtimit të kontraktuar turistik” në kompani të sigurimit. Kjo polisë e sigurimit mund të kontraktohet dhe paguhet në vendin e shitjes, njëkohësisht me pagesën e vetë aranzhmanit. Nëse udhëtari e anulon aranzhmanin pas fillimit të udhëtimit (gjatë udhëtimit ose gjatë qëndrimit në vendin e udhëtimit), për arsye të cilat janë pasojë e ndikimit të “fuqisë madhore” (luftë, akte terroriste, fatkeqësi natyrore, aksidente komunikacioni, e ngjashëm), të cilat as udhëtari e as organizatori nuk ka mundur ti parashikoj, shmang ose mënjanoj, organizatori nuk bart përgjegjësi e as nuk ka obligim për kthim të mjeteve për shërbime të parealizuara, përveç nëse dhënësi final i shërbimeve pranon dhe kryen refundim të njëjtave.

7OBLIGIME DHE TË DREJTA TË ORGANIZATORIT TË UDHËTIMIT
Organizatori është i obliguar të kujdeset për realizimin e shërbimeve dhe për zgjedhjen e realizuesve të shërbimeve me kujdes së organizatorit të mirë, dhe të kujdeset për interesat e udhëtarëve në pajtim me principet profesionale në turizëm. Organizatori është i obliguar t’ia mundësoj udhëtarit gjitha shërbimet e paraqitura për aranzhmanin individual në programë, dhe përgjigjet për moszbatimin eventual të shërbimeve ose pjesë të shërbimeve. Organizatori përjashton çdo përgjegjësi në rast të ndryshimeve dhe moszbatimit të shërbimeve të shkaktuara nga veprimi i fuqisë madhore, si dhe nga vonesa e mjeteve transportuese, për të cilat transportuesi nuk përgjigjet sipas dispozitave pozitive dhe konventave ndërkombëtare. Organizatori i udhëtimit nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse përfaqësia diplomatike – konsullore e refuzon dhënien e vizës hyrëse ose vonin me dhënien e vizës, ose nëse departamenti i emigracionit të shtetit të huaj nuk miraton hyrje të udhëtarit të caktuar, e as për çfarëdo pasoja tjera që burojnë nga çrregullimet eventuale ose humbja e dokumenteve të udhëtimit. Në këto raste, udhëtari vetë i paguan shpenzimet shtesë.

8OBLIGIME DHE TË DREJTA TË UDHËTARIT
Udhëtari është i obliguar të kujdeset që ai personalisht, dokumentet dhe gjësendet e tij ti plotësojnë kushtet e parashikuara me dispozitat kufitare, doganore, shëndetësore dhe dispozitat tjera të shtetit të tij dhe të shtetit ku udhëton, ti përmbahet rendit shtëpiak në objektet shërbyese dhe hotelierike, si dhe në mjetet transportuese, dhe të bashkëpunon me përfaqësuesin e organizatorit dhe realizatorëve të shërbimeve në qëllim të mirë. Në rast të mosrespektimit të këtyre obligimeve, udhëtari i përgjigjet organizatorit për dëmin e shkaktuar. Udhëtarët të cilët me vetëdije e çrregullojnë rendin në objektet mund të largohen nga aranzhmani. Udhëtari është i obliguar të posedon pasaportë të vlefshme dhe të informohet tek organizatori nëse për shtetin ku udhëton (ose për shtetet përmes të cilat udhëtohet transit) nevojitet vizë, me qëllim që e njëjta të sigurohet me kohë. Udhëtari është i obliguar të informohet për dispozitat devizore dhe doganore në shtetin e tij dhe shtetet ku udhëton. Udhëtari është i obliguar ti ruaj dhe personalisht të përgjigjet për gjitha dokumentet e tija, paratë dhe bagazhin personal gjatë kohës së udhëtimit.

9TRANSPORT ME AEROPLAN
Transporti i udhëtarëve me aeroplan është rregulluar me rregullat ndërkombëtare të trafikut ajror, si dhe rregullat e kompanisë ajrore e angazhuar nga organizatori i udhëtimit. Për gjitha udhëtimet ajrore të linjave të rregullta nënkuptohet transport i udhëtarëve në klasën ekonomike.
Në rast të ndryshimit të kohës së parashikuar të fluturimit nga ana e aviokompanisë si dhe vonesë së aeroplanit (në një ose më tepër linja të rregullta ose çarter fluturime gjatë udhëtimit), organizatori i udhëtimit nuk mban përgjegjësi për pasoja eventuale të shkaktuara me vonesën, por zbatohen dispozitat ekzistuese dhe kode nga sfera e trafikut ajror.
Mospajtimi i të dhënave personale të dhëne organizatorit të udhëtimit me të dhënat nga pasaporta e udhëtarit (si për shembull, dhënie e emrave të shkurtuar dhe jo të plotë nga ana e udhëtarit) shpesh ka pasoja në shënim të biletave të reja, shpenzimet që janë në barë të udhëtarit ose shpallje e biletës si të parregullt, gjatë udhëtimit, me pasoja serioze për udhëtarët.
Udhëtari është përgjegjës për biletën e fluturimit nga momenti kur do ta merr nga udhërrëfyesi i aeroportit ose nëpunësi i agjencisë. Nuk ekziston mundësi për lëshim të biletës kopje, e as të biletës bording. Udhëtari tërësisht i bart pasojat e humbjes së saj ose humbjes gjatë udhëtimit.

9-аTRANSPORT ME AUTOBUS DHE TRANSFERIMET AUTOBUSE
Transporti me autobus dhe transferimet autobuse realizohen në autobusë standard turistik sipas dispozitave dhe kritereve që vlejnë në shtetet ku është regjistruar transportuesi i angazhuar nga organizatori i udhëtimit.
Sipas rregullit, nuk ekziston renditje paraprake e ulëseve të udhëtarëve, e as mënyrë e përcaktuar e ndryshimit të ulëseve sipas ditëve gjatë udhëtimit me autobus. Përjashtim mund të jenë disa udhëtime autobuse; dhe në raste të tilla ky udhëtim është rregulluar me dispozitë të veçantë në vetë programin e udhëtimit.
Në rast të vonesës së autobusit për shkak të kushteve klimatike, kushteve të jashtëzakonshme në komunikacion, vonimeve të tepruara në kufij, prishjes së tyre dhe ngjashëm, organizatori i udhëtimit nuk ka përgjegjësi për vonesat eventuale.
Dispozitat në lidhje me udhëtimet me anije dhe tren janë paraqitur në programet e udhëtimit ku është parashikuar shfrytëzimi i këtyre mjeteve transportuese.

10BAGAZH
Udhëtari ka të drejtë në transport falas të bagazhit deri 15 kg. në çarter fluturime dhe 20 kg. në linjat e rregullta ajrore. Tek çarter transporti me autobus, lejohet bagazh falas nga një valixhe udhëtimi (deri 20 kg.) në udhëtar. Për çdo kilogram bagazh gjegjësisht valixhe udhëtimi mbi të lejuarën, paguhet varësisht nga destinacioni i udhëtimit. Fëmijët deri 2 vjet në transport ajror dhe fëmijët që nuk paguajnë biletë në autobus kanë të drejtë në bagazh falas në pajtim me rregullat ndërkombëtare. Si bagazh nuk lejohet futje e mallit tregtar, ushqimit, pijeve, ilaçeve, narkotikëve, mjeteve kimike dhe tjera djegëse, armatimit, kafshëve, bimëve, ambalazhe dhe gjësende të ngjashme. Gjatë futjes dhe nxjerrjes së bagazhit nga mjeti transportues, udhëtari me prezencë personale përgjigjet për të njëjtin. Gjatë realizimit të aranzhmanit, për bagazhin kujdeset vetë udhëtari. Për këtë arsye rekomandohet para udhëtimit të nxirret polisë për Sigurim udhëtimi me sigurim të bagazhit, përmes Kompanisë së sigurimit, që mund të paguhet në agjenci. Organizatori nuk përgjigjet për bagazhin e dëmtuar ose humbur, si dhe për bagazhin ose gjëra tjera me vlerë gjatë qëndrimit në hotel (rekomandohet qesim i arkës në recepcionin e hotelit).

11DISPOZITA DHE MBROJTJE SHËNDETËSORE
Udhëtari është i obliguar të informohet tek institucioni kompetent shëndetësor dhe ti respektoj dispozitat shëndetësore për udhëtim në shtet të caktuar (nevojë për vaksinim ose dokument shëndetësor). Në rast të sëmundjes ose fatkeqësisë gjatë shfrytëzimit të aranzhmanit, shpenzimet për kurim ose intervenime eventuale mjekësore i paguan udhëtari. Për këtë arsye para udhëtimit rekomandohet nxjerrje e polisës për Sigurim të udhëtimit përmes Kompanisë së sigurimit që mund të paguhet në agjenci. 12AKOMODIM NË DHOMA DHE APARTAMENTE
Nëse udhëtari – qiramarrës nuk ka kontraktuar dhomë/apartament me karakteristika të veçanta, do pranoj cilëndo dhomë/apartament zyrtarisht të regjistruar për akomodim në objektin përkatës të përshkruar në katalog dhe çmimore. Nëse është e mundur, organizatori do të mundohet t’iu përgjigjet kërkesave shtesë të udhëtarit (komfort, orientim të dhomës, kat, etj.), por nuk mundet ta garanton plotësimin e kërkesës së tillë. Akomodimi i rëndomtë nëpër dhoma është nga ora 14:00, ndërsa braktisja e dhomave deri në ora 10:00 (nëse në rendin shtëpiak nuk është shënuar ndryshe).

12-aUDHËTIME INDIVIDUALE
Për “rezervime dhe aranzhmane” individuale, udhëtari paguan depozitë në emër të shpenzimeve për rezervim. Nëse rezervimi pranohet nga ana e udhëtarit, depozita llogaritet në çmimin e udhëtimit. Nëse organizatori i udhëtimit nuk e vërteton rezervimin, depozita tërësisht i kthehet udhëtarit. Nëse udhëtari nuk e pranon rezervimin e ofruar ose vërtetuar, organizatori e mban shumën e depozitës në tërësi. Dispozitat nga pika 6 nga Kushtet e përgjithshme për udhëtim nuk zbatohen tek rezervimet dhe aranzhmanet individuale.

13ZGJIDHJE E ANKESAVE
Në rast të kryerjes jo të plotë ose jocilësore të shërbimeve, udhëtari ka të drejtën e dëmtimit përkatës, vetëm nëse dorëzon ankesë të shkruar deri tek organizatori. Secili udhëtar – bartës (firmosës) i kontratës ka të drejtën e ankesës në bazë të shërbimit të parealizuar kontraktues. Organizatori nuk do pranoj në procedurë ankesa grupore të cilat i parashtrojnë më tepër bartës të kontratave në bazë të një ankese. Procedura për parashtrim të ankesës:

- Menjëherë në vendngjarje udhëtari e reklamon shërbimin joadekuat tek përfaqësuesi i organizatorit, e nëse i njëjti nuk është, tek realizuesi i shërbimeve. Udhëtari është i obliguar të bashkëpunon me përfaqësuesin dhe me realizuesin e shërbimeve në qëllim të mirë për mënjanimin e arsyeve për ankesën. Nëse udhëtari në vendngjarje nuk e pranon zgjidhjen e ofruar të reklamimit që i përgjigjet shumës së paguar, organizatori nuk do ta pranoj reklamacionin shtesë të udhëtarit dhe nuk do i përgjigjes së njëjtës.
- Nëse arsyeja për reklamacionin nuk mënjanohet, udhëtari për këtë përpilon me përfaqësuesin vërtetim me shkrim (procesverbal).
- Më së voni 8 ditë pas mbarimit të aranzhmanit, udhëtari parashtron ankesë me shkrim në pikën shitëse ku e ka paguar aranzhmanin, dhe e dorëzon vërtetimin me shkrim (procesverbalin) të firmosur nga përfaqësuesi, si dhe llogaritë eventuale për shpenzime shtesë. Organizatori do ti pranoj në procedurë vetëm ankesat plotësisht të dokumentuara të parashtruara në afatin përkatëse prej 8 ditëve.
- Organizatori është i obliguar të sjell vendim me shkrim në afat prej 14 ditëve nga pranimi i ankesës në pikën shitëse. Organizatori mund të shtyen afatin për vendimin e ankesës për shkak të kompletimit të informatave dhe kontrollimin e reklamacioneve përkatëse tek realizuesi i shërbimeve. Organizatori do ti zgjidh vetëm ato reklamacion për të cilat në vendin e pushimit nuk ka qenë i mundur mënjanimi i arsyeve që i kanë shkaktuar.
- Derisa organizatori nuk sjell vendim sipas ankesës, udhëtari heq dorë nga negocimi i ndonjë personi tjetër, procedura gjyqësore ose dhënia e informatave në mediumet publike. Mospërmbajtja eventuale e blerësit – udhëtarit ndaj së njëjtës, ose çrregullimi i procedurës së filluar me çfarëdo aktiviteti të përmendur ose jo, jep arsye për mospranim të ankesave të njëjta, ndërprerje të procedurës së filluar dhe njëkohësisht parashtrim i padisë para organeve kompetente nga ana e organizatorit, për dëmshpërblim të dëmit të shkaktuar dhe reputacionit të dëmtuar në opinion.
- Dëmshpërblimi më i lartë sipas ankesës mund të arrij shumë deri në vlerën e pjesës së reklamuar nga shërbimet, por ai nuk mund ti përfshij shërbimet tashmë të shfrytëzuara, si dhe shumën totale të aranzhmanit. Me këtë përjashtohet e drejta e blerësit për pagesë së “dëmit të përkryer”.

14KOMPETENCË E GJYKATËS
Në pajtim me pikën 13. nga këto kushte, blerësi i shërbimeve nga program përkatës ka të drejtën e reklamimit tek organizatori i udhëtimit. Nëse blerësi nuk është i kënaqur me vendimin e organizatorit, ka të drejtë të kërkon arbitrazhë dhe mendim shtesë nga Gjykata Komunale Prishtinë







Награди и признанија

1. Најуспешна туристичка агенција во Македонија од Министерството за Економија, Аутгоинг туристичка агенција,Македонија, 2017 год.
2. Најуспешна туристичка агенција во Македонија од Министерството за Економија, Аутгоинг туристичка агенција,Македонија, 2016 год.
3. Најуспешна туристичка агенција во Македонија од Министерството за Економија, Македонија, 2015 год.
4. Топ 100 ВИП локации во Источна Европа од Western Union, 2015 год.
5. Награда за 20 години постоење и значителен придонес во туризмот од Општина Струмица, 2015 год.
6. Благодарност и најдобро партнерство во Република Македонија доделен од страна на Turkish Airlines,2014 год.
7. Најуспешна туристичка агенција во Македонија од Министерството за Економија, Македонија,2012 год.
8. Изворедна поддршка и посебна соработка со Turkish Airlines, 2012 год.



Let's socialize




© 2015
All Rights Reserved


Paketa turne



Корисничка поддршка
+389 2 3 22 99 22
marketing@atlantis.com.mk